Lajme
Qeni i doganës zbulon 5 kg. kokainë nën ulësen e makinës së shqiptarit
Pas sinjalizimit nga qeni i Dembé i doganës, ekspertët gjetën pesë blloqe kokaine, secila me peshë rreth një kilogram
Qeni i zbulimit të drogës, Dembé, ka zbuluar pesë kilogramë kokainë në makinën e një shqiptari 24-vjeçar në kantonin e Gjenevës. Droga ishte fshehur me zgjuarsi nën një kapak nën ulësen e pasagjerit.
Punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (BZG)kanë kryer një patrullë mobile në zonën përreth Perly GE të dielën e kaluar, kanë njoftuar autoritetet të enjten, trasnmeton albinfo.ch. Ata ndaluan me këtë rast një makinë të regjistruar në Francë dhe kryen një kontroll.
Shoferi shqiptar i testuar rezultoi pozitiv për kokainë. Për këtë arsye, qeni i zbulimit të drogës Dembé u dërgua për të përcaktuar nëse kjo substancë ishte transportuar edhe në automjet, thuhet më tutje në njotimin e bërë publik nga BZG, shkruan swissinfo.ch.
Meqenëse qeni kishte shënuar si “pozitiv” një vend të caktuar, më pas u dërgua një ekip i specializuar për inspektimin e automjeteve. Ekspertët gjetën pesë blloqe kokaine, secila me peshë rreth një kilogram.
Personi dhe droga iu dorëzuan Policisë Kantonale të Gjenevës. Zyra e prokurorit publik ka nisur një hetim penal.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













