E-Diaspora

Qëndronte prej 89 ditësh në zonën Shengen, kapet shqiptari

Me pasaportën e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të qëndrosh në zonën Shengen 90 ditë brenda gjashtë muajsh, informon albinfo.ch.

Një 38 vjeçar shqiptar nga Podgorica, në 25 mars (e dielë) është kontrolluar nga policia gjermane, gjatë së cilës u konstatua se ai qëndronte prej 89 ditësh në zonën Shengen dhe kishte vetëm edhe një ditë kohë për t’u larguar, shkruan “focus.de”. Ngjarja ka ndodhur në Memmingerberg – Bayer.

Për shkak se largimi i menjëhershëm nuk ishte i mundur, ai do largohet për vendlindje fluturimin e ardhshëm të enjten.