Kosova
Qëndrimet e Qeverisë së Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi
Gent Cakaj, ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka potencuar si të rëndësishme nevojën e krijimit të një platforme të përbashkët me qeverinë e re të Kosovës për dialogun karshi Serbisë.
Cakaj ka paraqitur tri qëndrimet e Qeverisë së Shqipërisë për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
“E para që Kosova duhet ta përcaktojë platformën e saj politike dhe Shqipëria do ta mbështetë pa kushte. E dyta që Shqipëria konsideron që njohja e Kosovës nga ana e Serbisë është e domosdoshme për një marrëveshje të qëndrueshme. E treta ne konsiderojmë se një marrëveshje e tillë duhet të bëhet në bekimin e SHBA-së dhe BE-së”, ka thënë Cakaj për RTV Ora në Shqipëri.
Po ashtu ai është shprehur se nuk ka ardhur në këtë pozitë si rrjedhojë e një komploti për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe se as nuk e ka mbështetur dhe as nuk e ka udhëhequr ndonjë fushatë në shërbim të kësaj ideje.
“Unë nuk jam shërbëtor i kësaj ideje. Republika e Shqipërisë nuk mund të ketë qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi duke anashkaluar Kosovën”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










