Integrimi
Qendra që strehon vetëm azilkërkues nga Ballkani

Ish-kazerma në Ingolstadt do të strehojë 1500 refugjatë. Kjo qendër shërben enkas për azilkërkues nga Ballkani, të cilët nuk kanë asnjë perspektivë për të qendruar në Gjermani. Synimi janë procedurat e shpejta.
Gjatë hapjes së strehimores së re nuk pati as shirit dhe as gërshërë për inagurimin e saj – kjo me sa duket për shkak të mungesës së kohës, gjithçka duhej mbaruar shpejt. Të martën (01.09) ministrja e Bavarisë për Çështjet Sociale Emilia Müller hapi në Manching pranë Ingolstadt qendrën e parë në Gjermani enkas për pranimin e refugjatëve nga të ashtuquajturit vende të sigurta origjine, shkruan dw.de. Në ish-kazermën Max këtej e tutje do të strehohen 500 refugjatë nga Europa Juglindore.
Kjo qendër pranimi është ndërtuar enkas për njerëzit, që nuk kanë shanse t’u njihet kërkesa e azilit në Gjermani, thuhet në deklaratën e shtypit të ministrisë së landit. Fjala është për azilkërkuesit që vijnë nga Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia. Qeveria e landit të Bavarisë do të preferonte që në listën e vendeve të sigurta të origjinës të ishin të përfshirë edhe vende të tjera si Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.
Ministrja e Çështjeve Sociale në Bavari Emilia Müller duke hapur strehimoren e re të pranimit të refugjatëve vizitoi për një orë resht bashkë me gazetarët mjediset e saj. Ndonëse të gjitha duken disi si provizore, mjediset janë të kompletuara me pajisjet e nevojshme. 250 azilkëkrues mund të strehohen në këtë ish-kazermë. 250 të tjerë do të pasojnë në ditët e ardhëshme.
Gjithsej në zonën e Ingolstadtit në tri qendra do të regjistrohen rreth 1500 refugjatë nga Ballkani. Të gjitha autoritetet përgjegjëse së bashku do të mund t’i realizojnë më shpejt se deri tani procedurat e nevojshme. Sepse qëllimi është që azilkërkeusit e refuzuar të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në vendet e tyre.
Nëse gjithçka ecën siç e ka parashikuar ministria, atëherë regjistrimet, kontrolli mjekësor dhe të gjitha masat e tjera të nevojshme do të kryhen në një vend, në mënyrë që gjithçka të përfundojë brenda katër deri në gjashtë javë. Madje kthimi i azilkëkruesve të refuzuar mund të realizohet menjëherë nga aerporti i Ingolstadtit, nëse këtë e miraton Bundeswehri (ushtria gjermane).
Në kazermën në Maching punojnë edhe nëpunësit që kryejnë procedurën e nevojshme dhe marrjen në pyetje të aplikantëve. “Nëse refugjatët vijnë për arsye ekonomike dëgjimi nuk zgjat shumë – rreth një orë”, thotë Carsta Müller, një nëpunëse, e cila sapo është vendosur në zyrën e re. “Por nëse bëhet fjalë për njerëz, të cilët përndiqen, atëherë dëgjimi zgjat ndonjëherë edhe deri në pesë orë.”
Nisma e Bavarisë për të mundësuar kthimin e shpejtë të azilkërkuesve nga Ballkani ka hasur edhe në kritika. Organizata Pro-Asyl që është kundër shpalljes së vendeve të sigurta të orijginës dhe vë në dukje, se ka shumë informacione të organizatave humanitare, sipas të cilave në rajonin e Ballkanit në mënyrë sistematike margjinalizohen romët dhe minoritete të tjera. “Debati për vendet e sigurta të origjinës e shkëput vëmendjen nga thelbi i kësaj sfide”, mendon Günter Burkhardt nga Pro Asyl. “Qindra mijëra refugjatët duhet të pranohen në Europë dhe të integrohen këtu.”
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak