E-Diaspora

Qëlloi me armë dy shqiptarët, lirohet i dyshuari për mungesë provash

Në gjurmët e armës nga u qëllua, u gjet ADN e Rolandit. Por aty ndodheshin edhe tjerë. Viktima për shkak të qëndrimit ilegal në Hanover, do dëbohet për në vendlindje

Pas gjuajtjes me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve (27, 24) përpara pesë muajsh në Sahlkamp, ecuria penale ka filluar e gjitha nga fillimi. Të mërkurën, i dyshuari për tentim vrasjen, Roland S. (30) është liruar nga paraburgimi, për shkak se nuk kishte fakte konkrete për përfshirjen e tij, shkruan “bild.de.”

Ngjarja makabre ndodhi në mes të nëntorit kur një i panjohur qëlloi dyshen shqiptare. Dy plumba takuan Orlando D. (27), në këmbë dhe te të ndenjurat. Në gjurmët e armës nga u qëllua, u gjet ADN e Rolandit. Por në gjurmët e armës ndodheshin edhe tjerë.

Viktima për shkak të qëndrimit ilegal në Hanover, do dëbohet për në vendlindje.