Shkurt.ch
Qëllohet me armë kosovari, në ikje i digjet vetura!
Natën e mbrëmshme kanë ndodhur të shtëna armësh në mes të shtetasve kosovarë në Spreitenbach, në kantonin Aargau. Pasi që i sulmuari ka dashur të ikte me veturën e tij, ka shpërther zjarri dhe makina është djegur tërësisht. Për fat, ngasësi i saj ka mundur të dilte pa bartur pasoja, shkruajnë mediet zvicerane sot
Mediet shkruajnë se skenat që janë parë mbrëmë kanë qenë «të denja për Hollivud». Para orës 4 të mëngjesit, një kosovar 37 vjeçar kishte qëlluarme armë mbi bashkëvendësin e tij po ashtu 37 vjeçar, i cili po rrinte në veturën e tij, mercedes, transmeton albinfo.ch. Ndonëse ky i fundit arrin të ikë nëpër autostradë, pak para se të hnyte në tunelin Bareg në makinën e tij nga shkaqe të panjohura shpërthen zjarri. Makina digjet në tërësi.
Policia e alarmuar nga ai ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se përveç disa gërvishtjeve të lehta, personi i sulmuar nuk kishte pësuar ndonjë lëndim, përcjell albinfo.ch. Pak më vonë policia ka kapur personin që ka gjuajtur me armë dhe e ka arrestuar atë. Në makinën e tij është gjetur një pistoletë e mbushur. Ai bashkë me një person tjetër që kishte qenë bashkë me të, një 43 vjeçar, po mbahen në burg. Ndaj të parit prokuroria ka iniciuar hetime penale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










