Lajme
Afro 40 mijë infektime në Zvicër që nga fillimi i pandemisë
Të dhënat e fundit në Zvicër rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi
Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 39,332 infeksione me koronavirus, shkruan albinfo.ch.
Nga numri total i të prekurve, në Zvicër janë shënuar rreth 1.716 viktima shkaku i pandemisë.
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve, vetëm në javën e fundit që e lamë pas, raportimi i infeksioneve të reja SARS-CoV-2 të regjistruara në Zvicër ishte mbi 1 mijë, 40% më shumë se korriku. Ndërkohë, sot numri i të prekurve është 306 persona.
Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
Sidoqoftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 33.900 persona.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












