Kosova
PZAP rrëzon “qendrat alternative” të votimit jashtë Kosovës: Votim vetëm në përfaqësi diplomatike
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që lidhej me organizimin e qendrave të votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Në vendimin e marrë më 30 nëntor 2025, PZAP ka ndryshuar vendimin e KQZ-së Nr. 01/3438 të datës 26.11.2025, duke konstatuar se qendrat e votimit jashtë Kosovës duhet të vendosen vetëm në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës dhe hapësirat e tyre zyrtare, transmeton albinfo.ch.
Sipas PZAP-it, propozimi i KQZ-së për krijimin e “qendrave alternative të votimit” jashtë ambienteve zyrtare të misioneve diplomatike nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore. Paneli theksoi se vendimi i KQZ-së ishte marrë me shumicë votash, por pa arsyetim të plotë ligjor dhe duke imponuar një formë të re organizimi që nuk është e paraparë me rregullat ekzistuese.
Me këtë vendim, për zgjedhjet e 28 dhjetorit, votimi jashtë Kosovës do të zhvillohet vetëm në ambasadat, konsullatat dhe hapësirat e tjera diplomatike të Kosovës
Vendimi:
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













