Integrimi
Pyetje dhe përgjigje për shqetësimet e nxenësve në zanat
A duhet të më japë shefi im pushim kur unë kaloj provimet e mia? A më siguron Enti i papunësisë kundër aksidenteve? Ja, pra, disa pyetje që shqetësojnë të rinjtë, të cilët janë duke kryer shkollën për zanate të ndryshme. Ndërmarrja zvicerane për punëtorët e tregtisë japin disa përgjigje të prezantuara në të përditshmen “20Minutes”.
Sigurimi i aksidenteve dhe i papunësisë
Pas përfundimit të mësimit për profesionin tim, kam shkuar nëntë muaj për një pushim të gjatë. Gjatë kësaj periudhe, me që nuk punoja, unë kam kontraktuar një sigurim aksidenti. Aktualisht jam duke kërkuar një vend pune dhe do të paraqitem në Entin për papunësi (Chômage/ Arbeitslosigkeit). Doja ta di nëse unë duhet të vazhdoj sigurimin tim për aksidente, apo do të jem e siguruar nga enti në fjalë. Charles
Njerëzit të regjistruar si të papunë dhe që marrin përfitime janë të siguruar nga Suva. Por kini kujdes, sepse gjersa vendimi për pagesën e papunësisë nuk është bërë, nuk është aspak e sigurt se do të jeni i siguruar nga Suva ndërkohë. Megjithatë, ju duhet të kontraktoni vetë një sigurim të tillë nëse nuk jeni me status i papunë apo nëse arrini në përfundim të afatit për të drejtë ndihme për të papunësuarit, ose nëse punoni pjesërisht më pak se tetë orë në javë.
Pushimet dhe provimet
Unë jam aktualisht një nxënëse në vitin e tretë dhe dua ta di nëse ndërmarrja në të cilën po kryej zanatin tim është e detyruar të më japë pushim ditëve kur unë do të jap provimet e fundit, apo do të më duhet t’i marr në ditët e pushimit tim. Malika
Ndërmarrja për të cilën punoni ka për detyrë t’ ju jap pushim për provimet të tilla. Në të vërtetë, neni 345 a i Kodit të detyrimeve thotë se punëdhënësi duhet t’i japë, pa i zbritur rrogën, kohën e duhur për të përcjellë kurset e trajnimit në shkollën profesionale, kurset në ndërmarrje, si dhe për t’u paraqitur në provimet përkatëse. Edhe kjo është e vlefshme edhe në qoftë se provimet nuk bien në ditët e parapara për trajnim, edhe në rast se punëdhënësi juaj është duke u mbështetur në praninë tuaj, sepse biznesi i tij është shumë i vogël.
Punëdhënësi i sëmurë, pushime të detyruara ?
Unë jam në vitin e parë të trajnimit tim. Këtë dimër shefi im është sëmurë së bashku me kolegun tim. Pasi që më bëri me dije që ishte i sëmurë, ai më tha se do të punoja gjatë javës, sepse ai do ta mbyllte firmën. Qe pak kohë kemi vendosur pushimet, me ç’rast kam vërejtur se shefi im më kishte njohur sikur pushim kohën e lirimit nga puna gjatë sëmundjes së tij. Doja të di nëse ai ka të drejtë për këtë? Kevina
Jo. Ju keni qenë në dispozicion për të punuar, por punëdhënësi juaj nuk mund ta pranonte, sepse ai ka vendosur të mbyllë firmën gjatë asaj kohe. Rreziku ekonomik i firmës duhet të përballohet nga punëdhënësi dhe jo nga ju. Patroni juaj nuk ka të drejtë as t’ ju pakësojë pushimet, as të kërkojë nga ju të bëni orë plotësuese. Së fundi, ajo duhet t’ ju paguajë edhe nëse ju nuk ishit në punë, sepse është ai që iu ka liruar nga puna.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












