Shkurt.ch
Pushimet e verës: Mbi 100 mijë udhëtarë, për një ditë
Aeroportin e Cyrihut gjatë pushimeve të verës do ta frekuentojnë për një ditë më shumë se 100 mijë pasagjerë, rreth 25 mijë më shumë se në një ditë mesatare.
Në shumicën e kantoneve pushimet e verës tashmë kanë filluar. Këtë fundjavë nxënësit e Cyrihut do të mbushin çantat e tyre për pushime.
Sezoni i pushimeve do të ndihet edhe në aeroportin e Cyrihut: në fundjavë personat përgjegjës presin që trafiku të ketë rritje. Kjo kërkon që të gjithë partnerët e aeroportit të kenë një koordinim të mirë, përkujton aeroporti i Cyrihut në një raport të së mërkurës, përcjell albinfo.ch.
Duke pasur parasysh vëllimin e lartë të udhëtarëve, këshillohen udhëtarët të planifikojnë kohë të mjaftueshme dhe të mbërrijnë në aeroport të paktën dy orë përpara nisjes së aeroplanit.
Kush do të fluturojë në SHBA duhet të jetë tri orë përpara se të fillojë fluturimi. Deri më 20 korrik do të zbatohen masa më të rrepta të sigurisë. Në portën e fluturimeve të SHBA-së pajisjet elektronike të pasagjerëve sërish kontrollohen ndaras.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










