Kosova
Pushim 1-javor për nxënësit në Kosovë
Për shkak të numrit të rritjes së rasteve është vendosur që të pushohet për një javë
Ministria e Arsimit e Kosovës caktoi për javën e ardhshme pushimin pranveror të nxënësve të nivelit parauniversitar.
Ministrja Arbërie Nagavci tha në një postim në Facebook se pushimi pranveror do të fillojë më 6 prill, 2021, dhe do të përfundojë më 8 prill, 2021.
Datat 5 dhe 9 prill janë festa në Kosovë, andaj i bie që pushimi pranveror të zgjasë një javë të plotë, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Mësimi në arsimin parauniversitar do të vazhdojë nga data 12 prill, 2021.
Nagavci tha se vendimi për pushimin është marrë me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kosova, javëve të fundit, po përballet me raste në rritje të të infektuarve me koronavirus.
Të mërkurën, autoritetet shëndetësore raportuan për 923 raste të reja pozitive, që është shifra më e lartë ditore e raportuar në këtë vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











