E-Diaspora
Punimi i studentes shqiptare bëhet pjesë e detyrueshme e planprogramit në Universitetin amerikan
Punimi "Modelet e Pjesëmarrjes Globale për Vendet në Zhvillim", i hartuar nga Imeri, do të lexohet nga studentët e Universitetit të Pensilvanisë, nga shtatori i këtij viti
Një studente shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Njëri nga punimet e Modesta Imerit, studente 23-vjeçare në Universitetin e Pensilvanisë, tani është bërë pjesë e detyrueshme e planprogramit të këtij institucioni amerikan, përcjellin albinfo.ch.
Punimi “Modelet e Pjesëmarrjes Globale për Vendet në Zhvillim”, i hartuar nga Imeri, do të lexohet nga studentët e Universitetit të Pensilvanisë, nga shtatori i këtij viti.
Lajmin për suksesin e Imerit e ka dhënë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
“Sa herë që ndjejë zhgënjim apo thyerje, ndodhë diçka fantastike e më kthehet vullneti e shpresa për vendin tim. Modesta Imeri është vetëm 23 vjeçare. Me mbështetjen e prindërve ka mbaruar studimet katërvjeçare në University of Pennsylvania, një nga 8 Universitetet e Ivy League. Përveç që ka mbaruar studimet me sukses të shkëlqyeshëm, një nga punimet e saj tani është material i detyrueshëm në planprogramin e këtij universiteti prestigjioz amerikan, ku shkollohen liderët e së ardhmes. Tej mase krenare me Modesten! #ÇikateKosovës”, ka shkruar Çitaku.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













