Tematike
Punëtoria e shkrimit: S’ka problem /Kein Problem

“A shkruan tekste? A ke dëshirë që të shkruash një tekst për teatër? Ndoshta mbi një temë për të cilën ëndërron shqip? Apo mbi një temë për të cilën mendon gjermanisht? Apo anasjelltas? Këtu ke mundësinë, që me ndihmën e dy autorëve të teatrit, të hedhësh në letër mendimet tua dhe së fundi bile edhe t’i prezantosh atonë skenë!” Kjo është thirrja me të cilën teatri Schlachthaus nga Berna e Zvicrës u është drejtuar të rinjve shqiptarë në Bernë, si ftesë për pjesëmarrje në punëtorinë e shkrimit të cilën do ta drejtojnë autorja nga Berna Ariane von Graffenried dhe autori nga Kosova, Jeton Neziraj. 5 deri 10 të rinj të moshës 14 deri 18 vjeç, të cilët, në rastin ideal flasin shqip, gjermanishten zvicerane dhe gjermanishten standarde, kanë mundësi të jenë pjesë e këtij projekti. Njohuri të tjera të veçanta nuk nevojiten. Nga kjo punëtori duhet të rezultojë një material me tekste për një shfaqje teatrore të Klubit të të Rinjve të teatrit Schlachthaus në Bernë në shkëmbim me Klubin e të Rinjve të Qendrës Multimedia nga Prishtina (Shfaqja në vitin 2016 në Bernë dhe Prishtinë). Pjesëmarrësit/et e Punëtorisë së Shkrimit kanë mundësinë, nëse duan, edhe të luajnë një rol në shfaqjen teatrore që do të pasojë (provat e rregullta prej vjeshtës 2015) Punëtoria fillon të martën, 07.4. deri të premten 10.4.2015 (1. javë të pushimeve shkollore në Bernë), gjithmonë pasdite prej orës 13.00 deri në ora 17.30 në skenën e provave të Teatrit Schlachthaus në Shtyllat e Urës Monbijou. Të interesuarit duhet të lajmërohen deri më 27 shkurt 2015 në: [email protected] Pagesa për person: 20 franga Informacionet shtesë në Schlachthaus Theater: 031 312 96 47 Schreibwerkstatt: S`ka Problem/Kein Problem Für Jugendliche von 14 bis 18 Jahren, mit der Autorin Ariane von Graffenried (Bern) und dem Autor Jeton Neziraj (Pristina). Dieser Workshop richtet sich vor allem an Jugendliche (14 bis 18 Jahre), die die oben genannten Sprachen sprechen. Entstehen soll Textmaterial für eine Theaterproduktion des Jugendclubs vom Schlachthaus Theater Bern im Austausch mit einem Jugendclub in Pristina. Die TeilnehmerInnen des Schreibworkshops können in der geplanten Theaterproduktion auch mitspielen. Diese soll zwischen Oktober 2015 und Mai 2017 entstehen und sowohl in Bern als auch in Pristina gezeigt werden. Anmeldefrist verlängert und Kostenbeitrag gesenkt! Unkostenbeitrag pro TeilnehmerIn: Fr. 20.– Termin: 7.4. bis 10.4.2015, jeweils am Nachmittag Eine verbindliche Anmeldung zum Schreibworkshop ist erforderlich bis zum 27.2.2015 unter: [email protected]
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?