Kosova
Punëtorët e krahut, më të rrezikuarit nga temperaturat ekstreme
Klima tropikale që ka kapluar Kosovën ditët e fundit ka vështirësuar zhvillimin e jetës normale. Specialistja e mjekësisë familjare, Drita Peqani, thotë se përveç fëmijëve, grave shtatzëna dhe moshave të shtyra, ndër më të rrezikuarit janë edhe punëtorët e krahut, të cilët detyrohen të punojnë në këto temperatura ekstreme. Ndonëse u ka bërë thirrje punëtorëve dhe kompanive, në rast që nuk mund ta ndalin punën e tyre, të paktën të marrin masa mbrojtëse ndaj ekspozimit të diellit.
“…personat që punojnë, punëtorët e krahut, ndërtuesit e rrugëve, këta duhet që të mbrohen me mjete mbrojtëse, siç janë kapelat, syzat të vishen me ngjyra të hapura dhe me material pambuku, të konsumojmë sasi të konsiderueshme të ujit se paku 2 litra, pastaj ushqyeshmëria duhet të jetë me ushqime të cilat janë lehtë të tretshme…”
Por këshillat e doktoreshës Drita për këtë pjesë të shoqërisë nuk vlejnë. Muhamet Haliti, punëtor në një kompani për pastrimin e rrugëve, thotë se është i detyruar të punojë që ta mbajë familjen, edhe pse temperaturat tepër të larta ia vështirësojnë punën dhe, se siç thotë ai, punon pa asnjë pajisje mbrojtëse qoftë ndaj diellit, qoftë ndaj rreziqeve të tjera:
“Zheg shumë, rrogat po vonohen, shume zheg, s’ka pajisje mbrojte, s’ka kurgjo”.
Ndërkohë dikush po flet në emër të tyre dhe po lufton për ta ruajtur shëndetin e këtyre punëtorëve, edhe pse askush nuk i përfill kërkesat e tij. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se ka bërë kërkesë në subjekte të kompanive private, por edhe të atyre shtetërore që ta reduktojnë punën e tyre, por siç thotë ai, deri më tash askush nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.
Ndryshe gjatë sezonit të verës, qytetarët janë më të rrezikuar për epidemi dhe sëmundje ngjitëse. Ndërsa ekspertët kanë bërë thirrje që qytetarët ti reduktojnë daljet e tyre dhe të kenë kujdes në ushqim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











