Shkurt.ch
Punëtorët e azilit dyshohen për abuzim seksual me azilkërkues
Hetimet që do të zhvillohen pritet të qartësojnë nëse në rastet e veprimeve seksuale bëhet fjalë për shfrytëzim të gjendjes së rëndë të azilkërkuesve
Pesë veta nga personeli i sigurisë dhe tre nëpunës të shërbimit për migracion në kantonin e Neushatelit po dyshohen se duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë të azilkërkuesve kanë bërë veprime seksuale me ta. Prokuroria e përgjithshme e Neushatelit ka iniciuar hetimet ndaj 8 personave me dyshimin për abuzim seksual në qendrën e azilit Boudry.
Të dyshuarit janë marrë në pyetje në mes të 7 dhe 14 shkurtit, bëhet e ditur nga organet kompetente. Hetimet që do të zhvillohen pritet të qartësojnë nëse në rastet e veprimeve seksuale bëhet fjalë për shfrytëzim të gjendjes së rëndë të azilkërkuesve. Autoritetet e kantonit të Neushatelit theksojnë se për 8 personat në fjalë vlen prezumimi i pafajësisë deri sa gjykimi të mos konstatojë ndryshe.
Dy nga tre nëpunësit e zyrës për migracion të kantonit tashmë janë pezulluar nga puna. Po ashtu që të gjithë personat e dyshuar nga personeli i sigurisë janë zëvendësuar menjëherë nga njerëz të tjerë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











