Kosova
Punëtorët e aeroportit “Adem Jashari” protestojnë
Punëtorët e e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të mbajnë protestë njëorëshe në kërkim të realizimit të të drejtave të tyre.
Para dy ditësh, sindikata e pavarur e këtij aeroporti përmes një konference për media shprehu shqetësimet e tyre për padrejtësitë që po u bëhen nga menaxhmenti i këtij aeroporti.
Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi deklaroi se se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës” Adem Jashari” është shuar zëri sindikal. Ai tha se ndonëse kërkesat e tyre u kanë dërguar menaxhmentit të LIMAK ata kanë hasur në vesh të shurdhër.
Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.
Latifi tha se krahas shkeljeve të shumta që po u bëhen punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK për gabimin më të vogël po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













