Lajme
Punët me gjysmë orari janë më tërheqëse për të rejat sesa për të rinjtë në Zvicër
Papunësia e të rinjve në Zvicër është gati gjysma e normës mesatare të vendeve të Bashkimit Evropian, sipas shifrave të fundit zyrtare nga viti 2020, përcjell albinfo.ch.
Zvicra regjistroi një shkallë të papunësisë prej 6.9% në mesin e njerëzve të moshës 15-29 vjeç, tha të martën Zyra Federale e Statistikave të Jashtme.
Vetëm Gjermania (6.1%) dhe Republika Çeke (5.3%) dolën më mirë në Evropë, ndërsa Greqia dhe Spanja ishin në fund të listës me një shkallë të papunësisë për të rinjtë prej rreth 30%.
Gati një e treta e të rinjve në Zvicër kishin kontrata pune me afat të caktuar dhe arsimim dhe punësim të kombinuar.
Anketa zbuloi gjithashtu se punët me kohë të pjesshme janë më tërheqëse për vajzat dhe gratë e reja sesa për të rinjtë në Zvicër, por burrat kanë më shumë gjasa të mbajnë një pozicion menaxherial.
Ndërsa, rreth 56% e meshkujve të moshës 15-19 vjeç ishin ekonomikisht aktivë, krahasuar me 50% të femrave, femrat e moshës 20-24 vjeç kishin të ardhura pak më të larta se homologët e tyre meshkuj. Por, burrat mbi 25 vjeç fitojnë mesatarisht më shumë se gratë, zakonisht kur fillon puna në familje, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














