Shqipëria
Punësim sezonal për studentët shqiptarë në Gjermani
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada gjermane në Tiranë
Ambasada Gjermane në Tiranë dhe “DIMAK Albania” bëjnë ftesë për studentët që janë mbi moshën 18 vjeç se më 21 dhjetor do të prezantohet procedura e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për punësim sezonal në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
“Jeni student mbi moshën 18 vjeç? Keni njohuri të gjuhës gjermane? Keni dëshirë të punoni gjatë muajve të verës në Gjermani? DIMAK Albania prezanton procedurën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme më datë 21.12.2017, ora 15:00, pranë Qendrës Rinore Tiranë”, thuhet në njoftimin në Facebook.
Maksimumi që mund të punojnë në Gjermani është tre muaj. “DIMAK Albania do të filloj fushatën e saj me informimin në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbi mundësinë e punësimit sezonal në Gjermani. Ky program zbatohet prej Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani (Bundesagentur für Arbeit). Duke qenë se punësimi në fjalë është sezonal, maksimumi i qëndrimit dhe kontratës është 90 ditë dhe nuk është e nevojshme që fituesit të aplikojnë për një vizë në ambasadë, por duhet patur parasysh që fituesit të mos kenë patur shkelje kohëve të fundit të vizës turistike që zotërojnë. Kriteri bazë për të konkurruar në programin e punësimit sezonal është gjuha e cila duhet të gjendet në një nivel të mirë dhe përpos kësaj, eksperienca të mundshme pune të cilat vijnë në favor të punëdhënësve.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
Formulari i aplikimit;
Vërtetimi i shkollës që edhe pas punësimit sezonal, do vazhdoni të jeni studentë;
Sipas nevojës, mund të nevojitet një kopje e patentës.
Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, ju do të kontaktoheni në mënyrë direkte prej punëdhënësve. Përzgjedhja për punësim është një vendim të cilin e merr pala e cila do ju punësojë dhe jo DIMAK Albania apo agjencitë e punësimit në Gjermani. Përgjigjet nëse jeni fitues fillojnë prej muajit prill deri maksimalisht qershor.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











