Integrimi
Punësim legal në shtëpi pleqsh për 54 të rinj nga Kosova
Për t`u dhënë një shans dhe një perspektivë profesionale këtyre njerëzve, Gjakonia e Württembergut pati filluar vjeshtën që shkoi një projekt model
Një Gjakoni (organizate Humanitare në kuadrin e Kishës Evangjeliste në Gjermani) po angazhohet me të madhe për t`u mundësuar një migrim legal, të punës të kosovarëve të rinj në Gjermani. Ata do të punojnë në përkujdesjen per pleqtë.
Duke qenë se në Gjermani ka aktualisht një mungesë të personelit për shtëpite e pleqve ndërkohë që kudo në Evropë dhe gjetiu ka shumë të rinj të cilët do të dëshironin të bënin një karrierë në këtë fushë në Gjermani. Natyrisht, me kusht që të mund t`i tejkalojnë pengesat burokratike që u dalin në këtë rrugë shkrua ärztezeitung.de
Për t`u dhënë një shans dhe një perspektivë profesionale këtyre njerëzve, Gjakonia e Württembergut pati filluar vjeshtën që shkoi një projekt model, transmeton albinfo.ch. Tash, pas disa muajsh, ajo ka bërë një bilanc pozitiv të projektit. Në kuadër të tij, 27 të rinj nga Kosova kanë bërë një trajnim për personel të shtëpive te pleqve. Këta të rinj ndjehen të mirëseardhur në Gjermani.
Më tutje gazeta shkruan se edhe tash më shumë se 15 vite pas luftës në Kosovë mungon puna. Shkalla e papunësisë te të rinjt shkon mbi 60%. Për shkak të detyrimit për viza dhe të një praktike rigjide të dhënies së vizave, njerëzit e atjeshëm dhe Kosova, janë në gjendje izolimi. Si pasojë e kësaj vijnë udhëtimet ilegale, kërkimi i azilit pa asnjë shans fitimi dhe puna në të zezë jashtë vendit.
Projekti i Gjakonisë së Württembergut është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Agencinë Kosovare për nxitjen e punësimit (APPK).
Të rinjtë e zgjedhur, e mbarojnë trajnimin në qendrat e Gjakonisë për përkujdesje të pleqve në Reutlingen, Buttenhausen, Mariaberg, Tübingen, Stuttgart, Uhingen, Leonberg, Freudenstadt, St. Georgen dhe Lossburg/Kinzigtal.
Para se të vinin në Gjermani, ata përgjatë 9 muajve janë përgatitur për punën dhe jeten në Gjermani. Të gjithë kanë arritur nivelin B1 të njohjes së gjermanishtes, përcjell albinfo.ch. Por disa prej tyre e kanë njohur gjermanishten më mirë pasi që më parë kanë jetuar në Gjermani ose edhe janë të lindur atje dhe pas luftës janë kthyer me prindërit në Kosovë.
Ata thonë se përkundër arsimimit të mirë, madje universitar të tyre, nuk kanë pothuajse fare shanse për të punuar në Kosovë.
Ndërkohë, për vitin 2016 në Kosovë janë duke u përgatitur edhe 54 të rinj të tjerë dhe 27 njësi të Gjakonisë po përgatiten për pritjen dhe angazhimin e tyre në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













