Shkurt.ch
Punëdhënësit dhe kantonet duan më shumë ekspertë nga vendet e treta
Fjala është për vendimin e qeverisë për rritjen e kontingjentit të ekspertëve nga vendet e treta nga 6500 në 7500. Si punëdhënësit ashtu dhe kantonet do të kishin dëshiruar që ky numër të ishte edhe më i madh
Punëdhënësit zviceranë (pronarët e firmave) ashtu si dhe kantonet e përshëndesin në parim vendimin që dje mori Këshilli Federal për shtimin e kuotave të specialistëve nga vendet e treta që do të lejohen të vijnë në Zvicër për të punuar. Fjala është për vendimin e qeverisë për rritjen e këtij kontingjenti nga 6500 në 7500.
Por si punëdhënësit ashtu dhe kantonet do të kishin dëshiruar që ky numër të ishte edhe më i madh. Federata e Punëdhënësve të Zvicrës ka deklaruar se ndërmarrjet zvicerane kanë nevojë për fuqi punëtore me kualifikime të larta nga vendet jashtë BE-së dhe EFTA-s.
E kënaqur me vendimin e ri është shprehur në parim edhe Konferenca e drejtorëve kantonalë të ekonomisë. Por sipas tyre, fakti se kontingjentet shtesë i janë lënë federatës dhe jo kantoneve, e shton ngarkesën administrative. Por, sa kohë që kantonet kanë të drejtë të kërkojnë plotësimin nga këto kontingjente, kjo paraqet një zbutje të mirëseardhur të gjendjes.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










