Kuriozitete
Puna që keni ëndërruar: 19 mijë dollarë duke qëndruar në shtrat
Kërkohen 12 burra dhe 12 gra, të moshave nga 24 deri në 55 vjeç, e të gjithë duhet të dinë gjermanisht
NASA kërkon vullnetarë për të qëndruar dy muaj në shtrat, e për këtë do të marrin një pagesë prej 19 mijë dollarësh.
Por, ndërkohë, për 60 ditë nuk duhet të ngrihen nga krevati për asnjë herë të vetme.
Studimi i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore Evropiane dhe atë Hapësinore Gjermane synon të kuptohen reagimet e trupit në mungesë të gravitetit, e sigurisht të shihen edhe efektet negative.
Kjo do të bëhet duke simuluar një situate të ngjashme me atë të hapësirës, që do të thotë dy muaj pa lëvizur nga shtrati.
Gjithsej kërkohen 12 burra dhe 12 gra, të moshave nga 24 deri në 55 vjeç, e të gjithë duhet të dinë gjermanisht, transmeton “TCH”.
Arsyeja është se studimi do të zhvillohet nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2019 në qytetin e Këlnit, përcjell albinfo.ch.
Vullnetarët, nga pozicioni i shtrirë duhet të hanë, të bëjnë ushtrime në vend, e madje edhe të lahen. Ata do të ndahen dy grupe.
I pari do të vendoset rreth një lloj centrifuge, e para në botë që simulon një gravitet artificial, i cili duhet ta bëjë gjakun të lëvize në gjithë trupin, deri në ekstremitete; ndërsa i dyti do të rrijë fare i palëvizur, për të parë kështu dallimin dhe reagimin në të dyja situatat.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










