Lajme

Puna me gjysmë orari, gjithnjë e më e preferuar në Zvicër

Numri i njerëzve të punësuar me kohë të pjesshme është dyfishuar në dekadën e fundit – duke u rritur nga 15 për qind në 2012 në rreth 33 për qind në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), përcjell albinfo.ch.

Kjo rritje është tri herë më e madhe se ajo e njerëzve që punojnë me kohë të plotë – në këtë kategori, rritja është 4.4 për qind.

Shumica e njerëzve që punojnë me kohë të pjesshme janë gra me fëmijë të vegjël, si dhe punonjës më të vjetër – ata të moshës 55 deri në 64 vjeç.

Në fakt, Zvicra është në vendin e dytë në renditjen evropiane për sa u përket punëtorëve me kohë të pjesshme, pak pas Holandës, tregojnë statistikat e FSO.