Kinema
Publikohet trileri biografik i “Red Joan”
Ka arritur trileri i parë për filmin “Red Joan”, i cili e sjell tregimin emocionues biografik spiunësh me aktoret fantastike Judi Dench dhe Sophie Cookson në rolet kryesore.
Trileri i parë e paraqet Joan Stanley, zonjën e vjetër të cilën e luan Judi Dench, të përkushtuar ndaj familjes e cila e jeton një jetë modeste në Britani të Madhe.
Megjithatë, jeta e saj bëhet kaotike kur autoritetet e arrestojnë atë dhe fillojnë ta pyesin për ditët e saj universitare.
Ajo do të dënohet për bashkëpunim me spiunët e panjohur komunistë gjatë studimeve dhe për ndihmën ofruar rusëve.
Ngjarja e filmit më pas kthehet në të tridhjetat, kur Joan ishte studente e fizikës në Cambridge. Joanën e re e luan Sophie Cookson. Në film luajnë edhe Olivia Buckland, Stephen Boxer, Stephen Campbell Moore, Kevin Fuller dhe shumë të tjerë.
Regjinë e “Red Joan” e bën Trevor Nunn, ndërsa skenarin e ka shkruar fituesja e çmimeve Lindsay Shapiro. Filmi bazohet në historinë e vërtetë të Melita Stedman Norwood, e cila në vitet e dyzeta, kishte punuar për KGB. Premiera e “Red Joan” është planifikuar për 19 prill në Britani të Madhe, ndërsa filmi më pas fillon me distribuim kinematografike botërore.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














