Lifestyle
Publikohet traileri i filmit “Avengers: Endgame”
Pas përfundimit shokues të filmit “Avengers: Infinity War”, ku gjysma e super heronjve të universit të librave komikë Marvel u panë duke u zhdukur nga personazhi i keq, Thanos, adhuruesit e kinematografisë e kanë pritur mirë trailerin e filmit të ri “Avengers”.
Studiot filmike Walt Disney dhe Marvel Studios e lansuan trailerin e filmit të ri, i cili do të publikohet në fund të prillit të ardhshëm.
Titulli i filmit tashmë është zbuluar dhe do të jetë “Avangers: Endgame”. Krahas trailerëve të filmave të mëparshëm me superheronj, ky klip nuk përmban skena të mbushura me aksion, por thjesht i sjell personazhet e mbijetuara, Iron Man, Captain America, Thor, Black Widow dhe Hulk, teksa mbajnë zi për miqtë që i kanë humbur në betejën e ashpër me Thanos-in, shkruan albinfo.ch
Jeremy Renner, i cili e personifikon superheroin Hawkeye dhe mungonte dukshëm në filmin e kaluar “Infinity War”, e bën një paraqitje në këtë trailer, njësoj sikurse Ant Man, i cili u pa në një situatë të vështirë në fund të filmit “Ant man and the Wasp”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











