Lajme
Publikohet Pulsi Publik: Kosovarët nuk iu besojnë institucioneve
Rezultatet e anketës së publikuar nga UNDP tregojnë se kënaqshmëria e qytetarëve me të gjitha institucionet e Kosovës, është shumë e vogël. Kuvendit i besojnë vetëm 17 për qind, ndërsa kryeministrit 18 për qind të qytetarëve
Besueshmëria e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve dhe liderëve institucionalë, ka shënuar rritje në krahasim me vitet e shkuara, por pavarësisht kësaj, ajo qëndron shumë ulët në nivelin e përqindjes. Sipas Pulsit Publik që ka publikuar UNDP, për periudhën shtator 2015-mars 2016, besueshmërinë më të madhe e ka gëzuar ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Sipas këtij pulsi, presidentja ka gëzuar një besueshmëri prej 45 për qind, ndërsa kryeministri Isa Mustafa vetëm 18 për qind nga qytetarët. Pak më lartë ka qëndruar kryeparlamentari Kadri Veseli me 24 për qind, derisa përformaca e Kuvendit ka qenë tepër e dobët, vetëm 17 për qind e besueshmërisë. Po ashtu edhe Prokuroria dhe Gjykatat nuk kanë marrë as 20 për qind të besueshmërisë.
Ndryshe, sipas Pulsit, afër 70 për qind të kosovarëve janë të pakënaqur me orientimin politik aktual të Kosovës.
Më shumë se tre të katërtat e Kosovarëve (78%) mendojnë që problemet më të mëdha me të cilat përballet Kosova aktualisht lidhen me kushtet socio-ekonomike në vend. Papunësia 57.1 për qind, varfërinë 21.4 për qind dhe korrupsion 5.6 për qind, sipas anketës, janë tri problemet më të mëdha që ndikojnë në mirëqenien sociale të qytetarëve.
Sa i përket temave për t’u diskutuar në Bruksel, shumica e të anketuarve nga të gjitha përkatësitë etnike besojnë që Brukseli luan rol kyç në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, shumica dërmuese e të anketuarve mbesin skeptikë lidhur me punësimin e bazuar në merita në sektorin publik. “Kur kemi parasysh që sektori publik është
punëdhënësi më i madh në Kosovë, kjo shifër shpjegon pse një numër aq i vogël i të anketuarve (14 për qind janë optimist për arritjen e punësimit në gjashtë muajt e ardhshëm . Më tutje, shumica e kosovarëve (81%) besojnë që lidhjet familjare, ryshfetet, lidhjet me parti dhe faktorët tjerë jo-meritorë janë elementet që ndikojnë në arritjen e punësimit në sektorin publik. Vetëm rreth 19% e të anketuarve besojnë që arsimi, përvoja profesionale dhe trajnimi profesional ndihmojnë për punësim në sektorin publik”, thuhet në Pulsin e UNDP-së.
Ndryshe, gjetjet e paraqitura në këtë përmbledhje janë bazuar në një anketën me 1,306 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeçare. Në mostër sipas UNDP-së, janë përfshirë të dyja gjinitë, meshkuj dhe femra nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke mbuluar zonat rurale dhe ato urbane.
“Konkretisht, mostra ka përfshirë 896 shqiptarë, 210 serbë dhe 200 pjesëtarë të pakicave jo-serbe të Kosovës (turq, boshnjakë, goranë, romë, ashkali dhe egjiptianë). Ekipi që ka realizuar anketën ka përdorur mostrimin e rastësishëm të probabilitetit në shumë faza”, thuhet në njoftim, raporton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












