Integrimi
Publikohen studimet e para për diasporën
Projekti “Diaspora për Zhvillim” më 29 dhe 30 mars në bashkëpunim me QPA dhe AGPK, publikon studimin “Për një përfaqësim të drejtë të diasporës në vendimmarrje” dhe studimin “Përmirësimi i komunikimit dhe informimit ndërmjet Kosovës dhe Diasporës”
Projekti “Diaspora për Zhvillim”, mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC në Kosovë, i cili zbatohet nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim– IMD me konsulentë nga “Solidar Suisse”, si rezultat i punëtorive me pjesëtarët e Diasporës dhe Kosovës, si dhe bazuar në rezultatet e sondazhit të realizuar në portalin albinfo.ch gjate verës së kaluar ka mandatuar Qendrën për Politika dhe Avokim që të realizoj një studim rreth praktikave më të mira të përfaqësimit politik të diasporës, mundësive dhe potencialit.
Raporti i Studimit do prezantohet të premten më datë: 29 mars 2013 ne Hotel Sirius nga ora 09:00, me pjesëmarrës nga Kosova dhe Diaspora. Qëllimi i kësaj konference është të zgjerojë debatin tek shoqëria Kosovare, institucionet vendore përshirë Qeverinë e Kosovës, legjislativin dhe mediat (në Kosovë dhe Diasporë) për t’i gjetur format më të mira të përfaqësimit të Diasporës kosovare ne proceset vendimmarrëse në Kosovë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal.
Njëherësh IMD ka mandatar Agjencinë e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGKP) dhe Albinfo (Aktualiteti i Shqiptareve në Zvicër) për të realizuar studimin “Përmirësimi i komunikimit dhe informimit ndërmjet Kosovës dhe Diasporës’. AGPK ka analizuar kanalet formale dhe joformale të informimit dhe komunikimit ndërmjet Kosovës dhe Diasporës dhe ka dhënë një pasqyrë se si shtetet tjera komunikojnë dhe e informojnë diasporën e tyre.
Raporti i këtij studimi do prezantohet të shtunën më 30 mars 2013 ne Hotel Sirius nga ora 09:00, me pjesëmarrës nga Kosova dhe Diaspora. Qëllimi i kësaj konference është që të nxitet debati te akterët relevant në Kosovë dhe diasporë për t’i gjetur format më të mira të përmirësimit të komunikimit dhe informimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Diasporës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











