Lajme
Pse Zvicra ka dy lloje të mbajtësve të Lejes C?
Leja C është ‘më e larta’ në Zvicër dhe një hap drejt shtetësisë.
Kjo leje, për të cilën aspirojnë të gjithë banorët e huaj që duan të vendosen përgjithmonë në Zvicër, u ofron mbajtësve të saj të drejta gjithëpërfshirëse.
Midis tyre janë mundësitë e pakufishme të punësimit, aftësia për të ndryshuar vendet e punës dhe kantonet e banimit, ngritja e bizneseve të veta, blerja e pasurive të paluajtshme pa asnjë kufizim dhe aksesi në grante arsimore.
E vetmja gjë që ndan lejen C nga një shtetësi është e drejta për të votuar ose kandiduar për post.
Nëse jeni shtetas i BE/EFTA, ose shtetas amerikan apo kanadez, dhe jetoni në Zvicër me Leje B, do të keni të drejtë për lejen C pas pesë vjetësh qëndrimi të vazhdueshëm. Të tjerët duhet të qëndrojnë këtu për 10 vjet përpara se të jenë në gjendje të aplikojnë për një “përmirësim” nga B në C.
Ndërsa Leja C u lëshohet zakonisht njerëzve të lindur jashtë vendit, të cilët kanë të drejtë të vendosen përgjithmonë në Zvicër, qindra-mijëra nga ata të lindur në të vërtetë në Zvicër e kanë gjithashtu këtë leje.
Të huaj e të lindur në Zvicër
Të lindurit në Zvicër nga prindër të huaj, nuk do të jenë automatikisht zviceranë.
Edhe pse e kalojnë gjithë jetën në këtë vend, flasin rrjedhshëm gjuhën vendase dhe janë të integruar mirë.
Derisa nuk natyralizohen në Zvicër, ata do të vazhdojnë të jenë shtetas të vendit nga i cili kanë emigruar prindërit e tyre, edhe nëse ata vetë nuk kanë jetuar kurrë atje.
A janë këta të huaj ‘të barabartë’ me lejemarrësit e tjerë apo kanë të drejta të veçanta?
Për të gjitha qëllimet ligjore, ata janë po aq ‘të bararabartë’ sa ata që kanë ardhur këtu nga jashtë.
E vetmja ‘lehtësi’ që ata marrin është për sa u përket procedurave të natyralizimit: ata që konsiderohen si të huaj të ‘gjeneratës së tretë’ – pra, gjyshërit e të cilëve kanë emigruar në Zvicër – mund të aplikojnë për një proces të thjeshtuar/lehtësuar. Gjenerata e dytë, megjithatë, duhet të ndjekë rrugën më të vështirë të natyralizimit ‘të rregullt’.
Ndoshta rregulli më i çuditshëm që këta njerëz duhet t’i përmbahen është ai që shtrihet për të gjithë mbajtësit e lejes C, pavarësisht se ku kanë lindur: nëse largohen nga Zvicra për më shumë se gjashtë muaj pa e lënë lejen në pritje, rrezikojnë t’u hiqet leja.
Kjo do të thotë, të paktën teorikisht, se dikush që ka lindur në Zvicër dhe ka jetuar vazhdimisht këtu, mund të humbasë lejen e tij dhe të duhet të shpërngulet në vendin e të parëve të tij. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












