Lajme
Pse Zvicra do të rrisë koston e mishit?
Qeveria zvicerane dëshiron të rrisë kostot e mishit të importuar dhe të promovojë ushqimin me bazë bimore, si pjesë e një strategjie të re klimatike.
Drafti i “Strategjisë së Klimës për Bujqësinë dhe Ushqimin 2050”, i cili u shikua nga NZZ am Sonntag, thotë se qeveria zvicerane synon të zvogëlojë gjurmën e saj ekologjike të shkaktuar nga ushqimi me dy të tretat, shkruan The Local.
Paketa e masave synon të bindë popullatën të reduktojë konsumin e mishit, për të cilin autoritetet thonë se do të ndihmonte në mbrojtjen e klimës dhe për të qenë më i shëndetshëm.
Shumë pika të raportit janë të hapura për interpretim, por qeveria deklaron qartë se dëshiron të ndryshojë mënyrën se si kultivohet dhe konsumohet ushqimi në Zvicër.
Drafti thuhet se propozon që importi i produkteve miqësore me mjedisin të bëhet më i lirë, ndërsa produktet më pak të favorshme për klimën do të bëhen më të shtrenjta, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë, për shembull, se mishi i importuar do të bëhet më i shtrenjtë, ndërsa perimet organike nga vendet e afërta do të bëhen më të lira.
Draft raporti gjithashtu thekson se toka bujqësore zvicerane në të ardhmen duhet të përdoret kryesisht për prodhimin e drejtpërdrejtë të ushqimit për njerëzit. Për momentin, rreth 60 për qind përdoret për rritjen e ushqimit të kafshëve. Qeveria federale do të subvenciononte më shumë kultivimin e bimëve, ndërsa blegtoria do të merrte më pak para, shkruan The Local.
Strategjia e klimës u përpilua nga Zyrat Federale për Bujqësinë, Mjedisin dhe Sigurinë e Ushqimit, me shumë kontribute nga grupe të ndryshme lobimi.
Por – çuditërisht – jo të gjithë janë të emocionuar nga drejtimi që po merr qeveria. Sektori i bujqësisë në veçanti është tërhequr kundër shumë prej ndryshimeve të propozuara.
Plani pritet të prezantohet për publikun zviceran në shtator, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









