Futboll
Pse Serbia e pret Zvicrën në Leskovc e jo në Beograd?
Televizioni zviceran ka publikuar një shkrim për stadiumin 300 kilometra larg Beogradit
Mësohet se në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, 300 kilometra larg Beogradit, do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja e Ligës së Kombeve zhvillohet të shtunën mbrëma.
Televizioni zviceran ka publikuar një shkrim për atë pse ndeshja nuk zhvillohet në Beograd, por në Leskovcin e vogël dhe në stadiumin modern, por me kapacitet prej vetëm 8000 vendesh.
Pra lojtarët e Zvicrës nuk do të kenë presionin e 60 mijë shikuesve, sa do të mund të ishin në Beograd, por të më pak se 8000 shikuesve.
“Federata përkatëse vendos ku do të organizojë ndeshjen”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës helvetike.
Federata e Zvicrës ka strategji që ndeshjet t’i luajë në qytete të ndryshme, si Gjenevë, Zuerich, St. Gallen.
“Serbët duket se kanë strategji të tillë po ashtu”, ka shtuar Arnold.
Televizioni zviceran shkruan se arsye tjetër mund të jetë rënia e interesimit për të parë Serbinë nga tifozët e saj.
Kështu që në federatën serbe do të jenë të lumtur nëse mbushet arena në Leskovc.
Përfaqësuesja zvicerane, që për kapiten e ka Granit Xhakën, do të fluturojë për në Nish.
Prej atje do të ketë udhëtim 50 minutësh me autobus për në Leskovc.
Zvicra mezi ka gjetur hotel për 60 persona, sa janë gjithsej në ekspeditë, në afërsi të Leskovcit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












