Shqipëria
Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës?
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” qytetarët e Malit të Zi udhëtojnë gjithnjë e më shumë drejt botës.
Drejtori operativ i aeroportit, Pjervitorio Farabi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vitin e kaluar rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avionë nga ky aeroport, ndërsa deri në prill të këtij viti rreth 20 mijë.
Sipas tij, ky aeroport ka pasur qarkullimin më të madh në rajon në tremujorin e parë të këtij viti. Gati 1.6 milionë pasagjerë kanë udhëtuar prej tij vetëm deri në prill të këtij viti – çfarë është rekord në mesin e vendeve fqinje.
Ndërkaq, “Nënë Tereza” është rreth 140 kilometra larg Podgoricës dhe mes këtyre dy destinacioneve duhen rreth tri orë vozitje, transmeton albinfo.ch.
Mali i Zi ka dy aeroporte – në Podgoricë dhe në Tivat. Por, numri i pamjaftueshëm i fluturimeve, zgjedhja e dobët e destinacioneve dhe biletat e shtrenjta, janë arsyet përse qytetarët thonë se zgjedhin aeroportin e vendit fqinj.
Për një vit e gjysmë, kompanitë me çmime të lira, Ryanair dhe Wizzair, kanë fluturuar nga Podgorica në disa destinacione evropiane. Në vitin 2022, kur aeroporti në Podgoricë e ka rritur çmimin e taksisë, ato i kanë anuluar fluturimet për në Barcelonë, Bolonjë, Zagreb, Mançester, Vjenë, Romë dhe vende të tjera.
Atëkohë, Qeveria e Malit të Zi ka thënë se anulimi i tillë i fluturimeve është “biznes i zakonshëm i këtyre kompanive në rajon dhe më gjerë”.
Nisur nga maji, disa linja janë rikthyer. Megjithatë, deri më 17 maj kanë qenë vetëm rreth tridhjetë fluturime hyrëse dhe po aq fluturime dalëse nga aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit.
Tirana, në anën tjetër, ka më shumë se 120 fluturime hyrëse dhe 120 dalëse, çdo ditë.
Në tre vjetët e fundit, Wizzair ka investuar më shumë se 1.3 miliardë euro në industrinë e aviacionit shqiptar, ka thënë drejtori i kësaj kompanie, Jozsef Varadi.
Për shkak të punës më të madhe në Tiranë, kjo kompani ka punësuar rreth 500 anëtarë të ekuipazhit.
Ndryshe, edhe pse për disa numri i fluturimeve është i pamjaftueshëm, aeroporti në Podgoricë ka pasur rreth 370 mijë pasagjerë deri më tash këtë vit, që do të thotë 45 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









