Kosova
Pse po e bllokojnë liberalizimin e vizave për Kosovën Franca e Holanda?
Kryeministri i Holandës i ka dërguar letër uruese homologut nga Kosova.
Siç njoftojnë nga zyra e Albin Kurtit, Mark Rutte mes tjerash shkruan se shteti holandez qëndron krah atij kosovar në integrimin evropian dhe në tjera fusha me “gjithë zemër siç thuhet në letër”.
Rutte përmend mandatin e fortë siç e quan të kryeministrit në Prishtinë që e mori për luftimin e korrupsionit e fuqizimin e sundimit të ligjit por askund se përmend liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova
Holanda sikur Franca janë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që assesi t’i thonë PO heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.
Për këtë refuzim foli haptas kryeministri Kurti gjatë vizitës që e kishte javën që shkoi në Bruksel.
Nga zyra e Kurtit , nuk kthyen përgjigje të martën në pyetjen se a janë shtuar kontaktet me Parisin e Amsterdamin, për liberalizimin.
Në këtë temë në ofensivë është dhe presidentja Vjosa Osmani, transmeton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Javëve të fundit ajo priti ambasadoret e dy vendeve respektive të akredituara në Prishtinë.
Asaj të Francës Marie Christine-Butel ,Osmani ia kërkoi vendimin e Republikës franceze në favor të liberalizimit pasi që Kosova tashmë i ka përmbushur krejt kriteret.
Profesori universitar në Paris, Valon Murtezaj thotë se autoritetet kosovare duhet të punojnë fortë me ato kosovare që ti bindin se pas liberalizimit nuk do të ketë valë-azilkërkuesish.
Murtezaj ishte pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës me kryeministër Avdullah Hoti, kur ky u prit nga presidenti Emanuel Macron në korrik të 2020 në Pallatin Elize.
Edhe atëherë çështja e liberalizmit ishte top-temë bisede.
Në prillin e 2022 Franca mban zgjedhjet presidenciale, Macron synon dhe një mandat.
“Nuk besoj qe çështja e liberalizimit mund të jetë temë në zgjedhjet presidenciale në Francë” tha Murtezaj.
Franca dhe Holanda si arsyet më kryesore për mos përkrahje të liberalizimit për kosovarët i kanë mos luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë si dhe mungesën e aktgjykimeve të prera në këtë fushë.
Votimi final për heqje të vizave për një vend merret nga Këshilli i Ministrave të BE-së.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











