Kosova
Pse nuk po liberalizohen vizat?
Migrimi e korrupsioni bllokojnë vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian. Parlamenti Evropian ka vazhduar mandatin për liberalizmin e vizave për Kosovën, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.
331 eurodeputetë votuan pro liberalizimit, 126 ishin kundër, ndërkaq 12 abstenuan.
Por votimi në Parlament është i pamjaftueshëm, pasi çështja ka ngecur tek Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian.
Kjo, për shkak të shqetësimeve që kanë shprehur disa shtete për migrimin ilegal dhe për mungesën e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka kritikuar vendimmarrësit e institucioneve të BE-së për mospërmbushjen e asaj që ua kanë premtuar kosovarëve, përcjell albinfo.ch.
“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim, siç njoftoi edhe Komisioni Evropian. Por shtetet anëtare të BE-së po e bllokojnë këtë vend të vogël pa ndonjë arsye”, ka thënë ajo.
Edhe Komisionari për Migrim, Dimitris Avramopoulos, në debatin e zhvilluar një ditë më herët ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











