Lajme

Pse ngarkohet trafiku për Pashkë në Zvicër?

Për festat e Pashkëve shumica e shkollave nëpër pothuajse të gjitha kantonet e Zvicrës janë në pushim për dy javë, familjet planifikojnë pushime diku në Zvicër ose edhe jashtë saj. Kjo nënkupton menjëherë një rëndim të trafikut, me bllokime në rrugë e udhëtarë të shumtë nëpër aeroporte, përcjellë albinfo.ch.

Fillimi zyrtar i festave është e premtja, më 7 prill, por Zyra Federale e Rrugëve (FEDRO) ka paralajmëruar për ndërprerje të shkaktuara nga trafiku i rënduar nga e mërkura 4 prill, veçanërisht në akset veri-jug të A2 (Gotthard) dhe A13 ( San Bernardino). “Në këtë ditë, si dhe të enjten dhe të Premten e Mirë, udhëtarët duhet të presin gjatë, veçanërisht në portalin verior të tunelit rrugor Gotthard. Për të udhëtuar në kushtet më të mira, rekomandohet të merrni rrugën herët në mëngjes. Të mërkurën ose të enjten” thuhet nga FEDRO, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.

FEDRO gjithashtu këshillon shoferët që të mos largohen nga autostrada për të udhëtuar në rrugë dytësore. “Kur trafiku i rënduar shkakton bllokime dhe vonesa në akset kryesore, ne shpesh vërejmë një transferim të trafikut në rrjetin dytësor”, thotë Zyra e Rrugëve, përcjellë albinfo.ch.

Ndërprerje priten veçanërisht në rrugët e mëposhtme në rajonin e Bernës, Gjenevës, Lozanës, Bazelit, Lucernit. Po ashtu pritet trafik i rënduar në Bernese Oberland, Graubünden Valais, si dhe në pika të ndryshme të kalimit kufitar, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.

Edhe në aeroport është e njëjta situatë. “Pushimet e Pashkëve dhe të pranverës janë ndër kohët e pikut të udhëtimit në Zvicër. Presim që të kemi një numër rekord pasagjerësh që nga shpërthimi i pandemisë së koronës”, tha Elena Stern, zëdhënëse e Aeroportit të Cyrihut, përcjellë albinfo.ch.

Zviceranët në këtë kohë marrin rrugën edhe për në vendet fqinje, një prej tyre është edhe Franca. Megjithatë, duhet pasur parasysh disa situata që i presin zviceranët kur udhëtojnë aty, kjo për shkak se sindikatat po vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin e reformës së pensioneve, me më shumë greva dhe veprime të tjera industriale që priten gjatë periudhës së festave të Pashkëve, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.

Megjithatë, nëse jeni duke vozitur në Francë, jini të vetëdijshëm për mungesat e karburantit në disa pika karburanti, të shkaktuara nga grevat dhe bllokadat e vazhdueshme në rafineritë e naftës. Pak a shumë e njëjta situatë do jetë edhe në Gjermani ku ka greva, duhet pasur kujdes edhe pse sindikatat janë zotuar të ndalojnë veprimet gjatë Pashkëve, raporton thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.

Në Spanjë, stafi tokësor i aeroportit ka bërë grevë çdo të hënë, të martë dhe të enjte që nga data 27 shkurt dhe do të vazhdojë deri më 13 prill, duke ndikuar në udhëtimet e Pashkëve. Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 3,000 punonjës që punojnë në Terminalin 5 në aeroportin Heathroë të Londrës, do të jenë në grevë deri më 9 prill, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.