Kosova
Pse Kosova ka numër të lartë të vdekjeve nga Covid-19?
Epidemiologu kosovar, Isuf Dedushaj, tregon shkaqet pse po vdesin të infektuarit me Covid-19 në Kosovë
Vonesat e paraqitjes me kohë te mjeku, mosvaksinimi kundër COVID-19 dhe mungesa e stafit shëndetësor në spitale, sipas epidemiologut Isuf Dedushaj, janë disa prej arsyeve pse po vazhdon të ketë numër të lartë të vdekjeve në Kosovë nga koronavirusi.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Dedushaj thotë se të infektuarit me koronavirus duhet të paraqiten me kohë te mjeku, pasi në të kundërtën, pasojat mund të jenë shumë të rënda.
“Vetëm kur ata (pacientët) kanë nevojë për oksigjen ose iu rëndohet shumë gjendja, në shumicën e rasteve kërkojnë ndihmë mjekësore. Mandej, oksigjeni në gjak iu bie shumë dhe gjendja e tyre keqësohet për së tepërmi. Por, (arsye tjetër) është edhe numri i vogël i ekipeve mjekësore”, thotë epidemiologu Dedushaj, transmeton Albinfo.ch.
“Në trajtimin e të sëmurëve është dashur që një motër mjekësore të jetë të paktën 24 orë pranë çdo pacienti, në rastet kur pacientët janë me oksigjeno-terapi. Edhe arsye tjetër është që nuk janë të vaksinuar. Njerëzit që janë të vaksinuar nuk vdesin”, shton ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












