Autotech
Pse në disa shtete vozitet në anën e majtë?
Rreth 76 shtete i drejtojnë automjetet në anën e kundërt të rrugës dhe kjo praktikë besohet ta ketë origjinën në Romën e lashtë

Pse disa vende ngasin në anën e majtë të rrugës kur pjesa më e madhe e botës nget në anën e djathtë të rrugës? Romakët drejtonin karrocat e tyre dhe qerret me dorën e majtë, për të liruar të djathtën, në mënyrë që ata të mund të përdornin armët për t’u mbrojtur nga sulmet e armikut.
Kjo u transferua në Evropën mesjetare dhe në vitin 1773, qeveria britanike ndërmori disa masa për të miratuar ligjin e drejtimit të veturës në anën e kundërt.
Por pas revolucionit Franca favorizoi të djathtën. Sipas BI, Napoleon Bonaparti ishte mëngjarash dhe duke hipur në të djathtë ishte një taktikë e frikshme ushtarake. Britania dhe Franca i sollën stilet e tyre të drejtimit të mjeteve në kolonitë e tyre përkatëse. Kjo është arsyeja pse shumë ish-territore britanike janë midis disa vendeve moderne që ngasin në anën e majtë të rrugës, transmeton ‘Scan’.
Në SHBA, drejtimi i veturës në anën e kundërt daton në shekullin e 18-të. Vagonët e mallrave tërhiqeshin nga ekipet e kuajve dhe shoferët hipnin majtas, duke përdorur dorën e tyre të djathtë për të kontrolluar më lehtë kuajt. Kështu u zhvendosën në të djathtë në mënyrë që shoferët të mund të shmangnin goditjet, përcjell albinfo.ch.
Përfundimisht, ka qenë pikërisht ana e majtë e rrugës, ana e duhur për lëvizjen e mjeteve por me shtimin e veturave dhe rritjen e trafikut global, shumë vende kaluan në të djathtë për t’u përshtatur me fqinjët, derisa ngeli vetëm një pakicë që zgjodhi mos të ndryshonte drejtimin e lëvizjes së veturave.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz