Lajme
Pse në Ballkan dhe Skandinavi ka më pak viktima nga Covid-19
Studiuesit në Universitetin e Gentit në Belgjikë besojnë se ndryshimet gjenetike midis banorëve mund të shpjegojnë diferencën e jetëhumbjeve nga vendi në vend nga COVID-19.
Sipas mendimit të tyre, kjo mund të shpjegojë pse vendet skandinave ose ato të Europës Lindore janë më pak të prekura se vendet e tjera, raporton gazeta belge La Libre.
Gazeta tregon se në vendet skandinave numri i vdekjeve nga koronavirusi është shumë më i ulët se mesatarja, e po ashtu dhe në vendet e Ballkanit numri i vdekjeve është relativisht i ulët.
Virusi koronar, nga ana tjetër, ka goditur me forcë Italinë veriore, Spanjën dhe Nju-Jorkun.
Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ashpërsia e pandemisë ndikohet nga karakteristika të caktuara gjenetike.
Variante të shumëfishta të të njëjtit gjen
Ata gjetën një lidhje midis gjenit ACE1 dhe zhvillimit të virusit koronar dhe arritën në përfundimin se sa më shumë njerëz në një vend kanë polimorfizmin D të atij gjeni, aq më pak vdekje ka nga sëmundja COVID-19 në atë vend.
Polimorfizmi është shfaqja e varianteve të shumta të të njëjtit gjen brenda një popullate të vetme.
“Sa më tej shkojmë në Evropë, në lindje, aq më e zakonshme është polimorfizmi DE ACE1”, shpjegoi Prof. Joris Delanghe, që gjithashtu tregoi se ashpërsia e epidemisë po shihet duke zbritur nga Evropa Perëndimore në atë Qendrore dhe Lindore.
Shkencëtarët vlerësojnë se deri në 41 për qind të ndryshimeve në ashpërsinë e një pandemie në vendet e veçanta mund të shpjegohen nga incidenca e polimorfizmit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











