Lajme
Pse Gjermania po ‘përçan’ BE-në?
Kancelari gjerman Olaf Scholz udhëton këtë javë në Pekin, në atë që shihet si një vizitë e kontestuar.
Ajo vjen në një kohë teksa BE po përpiqet të reduktojë vartësinë nga vende si Kina, të cilën Unioni e konsideron si “partner” edhe një “rival sistematik”.
Për një ligjvënës belg, i cili u sanksionua vitin e kaluar nga Kina, momenti i udhëtimit ngre dyshime.
“Nëse Ukraina na ka mësuar diçka, ajo është se jemi më të fortë kur si evropianë qëndrojmë të bashkuar, kur të 27 vendet flasin me një zë të vetëm. Natyrisht, ky nuk është rasti nëse Scholz shkon i vetëm në Kinë për të përfaqësuar vendin e tij. Kjo është një fatkeqësi”, u shpreh Samuel Cogolati, deputet i Parlamentit të Belgjikës.
Së fundmi, Komisioni Evropian ka paralajmëruar shtetet anëtare të mos tregohen “naive” kur bëhet fjalë për investimet kineze në infrastrukturën evropiane.
Paralajmërimi duket se përkon me rastin e Scholz, i cili javën e kaluar i lejoi Pekinit të blejë një pjesë të aksioneve të Portit të Hamburgut, një nyje e rëndësishme tregtare në Evropë.
Aktualisht, Berlini po mendon se si të sheshojë marrëdhëniet mes Brukselit dhe Pekinit, por disa aleatë të kancelarit gjerman e shohin udhëtimin e tij më tepër në interes të Gjermanisë se sa të vetë Bllokut.
“Të gjithë thonë se ky është momenti për të ulur vartësinë nga Kina. Që të mos bëhemi më të varur apo të mos ngatërrohemi në një sistem ekonomik kinez në një moment të tillë kaotik. Kjo është ajo çka po habit njerëzit për këtë udhëtim, sepse atyre nuk u është dhënë ende një mesazh i qartë mbi qëllimin e tij”, theksoi Andrew Small, Fondi Gjerman Marshall./Euronews
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











