Lajme
Pse braktisin mjekët Kosovën?
Me kushtet e punës dhe me pagesë nuk janë pajtuar shumë mjekë specialistë, duke kërkuar punë në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë
Fenomeni i largimit nga Kosova të mjekëve të specializuar nuk ka të ndalur. Ata ikin drejt vendeve të ndryshme të botë, në kërkim të një jete më të mirë
Me pagat e mjekëve specialistë që janë rreth 500 euro, një fenomen i tillë nuk është për tu habitur.
Me kushtet e punës dhe me pagesë nuk janë pajtuar shumë mjekë specialistë, duke kërkuar punë në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë shkruan Radio Evropa e Lirë.
Haxhi Avdyli, neurokirurg në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ikja e mjekëve jashtë vendit, është fenomen që ndodh në Kosovë, dhe kjo ka arritur shifrën prej qindra mjekë.
“Kjo është një humbje për shoqërinë, sepse për të ngritur një mjek(profesionalisht), kërkohet investim i madh i shoqërisë, por edhe i familjes. Edhe pse këta mjekë kanë shkuar jashtë vendit dhe po e prezantojnë mirë Kosovën, kjo paraqet një humbje të madhe për Kosovën në aspektin e kapitalit mendor”.
“Për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa të ndryshme, në mënyrë që të zvogëlohet numri dhe të krijohen mundësi të kthehet truri i Kosovës, pasi që ata që kryejnë specializimet edhe të aftësohen për punë. Por, kjo bëhet me një politikë shtetërore të qartë dhe me një përkrahje materiale, në mënyrë që mjekët të kontribuojnë në mjekësinë moderne në Kosovë”, thotë Avdyli.
Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se trendi i ikjes së mjekëve nga një vend në tjetrin është fenomen që ndodh në gjithë botën, derisa shtojnë se viti 2013 ka qenë vit kur 299 specialistë, të cilët kanë qenë të papunë, janë punësuar.
Ndërsa sipas Faik Hotit, drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë tash ka më pak mjekë që ikin se që kishte më parë. “Fenomeni i ikjes së mjekëve jashtë vendit, ka qenë më i shprehur vitet paraprake dhe Ministria e Shëndetësisë, duke e parë këtë fenomen, është përqendruar më shumë në këtë çështje gjatë këtij viti. Si rezultat, 299 specialistë janë punësuar, derisa 35 të tjerë janë në proces të rekrutimit”.
“Ministria ka arritur që, përmes politikave të veta, ta zbusë këtë problem dhe në listat e pritjes janë për punësim rreth 50 specialistë. Shumë nga ta janë mjekë specialistë që specializimin e kanë mbaruar rreth 6 muaj më parë”.
Hoti tregon se Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa që të bëjë parandalimin e ikjes së mantelbardhëve nga Kosova duke kthyer një numër specializantësh në skemën e financimit, bën të ditur më tutje R e L.
“Që të krijohen kushte më të mira për mantelbardhët gjatë këtij viti, 266 specializantë i ka kthyer në skemën e financimit apo të mbështetjes financiare. Dhe, e gjithë kjo po bëhet në mënyrë që Kosova të mos e ndiejë mungesën e profesionistëve”.
E, Haxhi Avdyli përmend arsyet e ikjes së mjekëve jashtë vendit.
”Ikja e mjekëve ndodh për dy shkaqe, për mosperspektivë materiale dhe profesionale. Shumë të rinj e shohin të udhës të ikin, sepse nuk arrijnë të profesionalizohen ashtu siç ata dëshirojnë. Ata e dinë që në vendet perëndimore mund të arrijnë majat në aspektin e përgatitjes profesionale, por edhe materiale, sepse në vendet perëndimore fitimi është shumë më i madh si mjek”, potencon Avdyli.
Nga ana tjetër, inistri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka deklaruar se me gjithë vështirësitë financiare, në vitin 2014 asnjë specialist nuk do të mbetet i papunë, pavarësisht limiteve serioze buxhetore, si nga ana e Qeverisë së Kosovës, po ashtu edhe nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












