Kosova
Protokoll teknik Kosovë-Zvicër në sektorin e transportit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe Zyra për Transport nga Zvicra të premten nënshkruan Protokollin teknik për lehtësi në qasjen e tregun ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave mes Kosovës dhe Zvicrës.
Firmat u vendosën nga drejtori i Departamentit të Transportit Rrugor në këtë ministri, Xhemë Veseli dhe kryesuesi i Njësisë për punë të jashtme në Zyrën për Transport nga shteti i Zvicrës, Jean-Claude Schneuwly, pas takimeve të dy komisioneve teknike të ekspertëve në fushën përkatëse.
Nënshkrimit të së premtes i ka paraprirë takimi i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, me delegacionin zviceran, i cili u dha mbështetje komisioneve teknike të Kosovës dhe Zvicrës për vazhdim të bashkëpunimit mes dy vendeve, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Delegacionet kanë trajtuar temat me interes të përbashkët që dalin nga Marrëveshja bilaterale që ka Kosova me Zvicrën. Pala zvicerane ofroi përkrahje të parezervë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare në sektorin e transportit, në mënyrë që Kosovës t’i ofrohet perspektivë në këtë aspekt.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












