Integrimi
Protestuesit pengojnë dëbimin e familjes kosovare
Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm një grup aktivistësh në Göttingen i kanë pamundësuar policisë për të kryer dëbimin në Francë të një familjeje azilkërkuesish kosovarë. Në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 100 persona. Në transparentet e tyre ata kërkonin nga shteti një politikë më humane ndaj refugjatëve.
Për dëbimin e kosovarëve rreth orës 8.30 kishin ardhur dy makina të cilat u kthyen pa mbaruar punë. Megjithatë, siç njofton policia, protesta ka kaluar pa incidente.
Protestuesit që takojnë grupit “Ndal dëbimeve” thonë se familja kosovare që do të dëbohej nga Göttingeni kishte gjashtë anëtarë dhe në rast kthimi në Francë ajo do të mbetej në rrugë, pa strehë, shkruan pnp.de. “Familja duhet të mbetet këtu.
Ne do të angazhohemi edhe më tutje për qëndrimin e saj, transmeton albinfo.ch. Për ndryshim nga politika denigruese e qeverisë dhe autoriteteve që po i ashpërsojnë ligjet raciste dhe po i miratojnë e zbatojnë ato, ne kërkojmë një Göttngen pa dëbime”, ka shkruar njëra nga aktivistet e grupit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









