Lajme
Protestuesit në Hong-Kong rrethojnë aeroportin
Mijëra protestues në Hong Kong e kanë rrethuar aeroportin ndërkombëtar të këtij vendi dhe i kanë bllokuar rrugët që të çojnë drejt tij në valën më të re të kryengritjes politike dhe përleshjeve me policinë.
Më pak se 24 orë pasi protestuesit dhe policia u përleshën në mënyrë të dhunshme rrugëve dhe pasi protestuesit e ndezën një zjarr pranë stacionit të policisë, ata të dielën po tentojnë ta bllokojnë aeroportin.
“Nuk jam i frikësuar, sepse shumë persona tashmë janë arrestuar. E di që nuk jam i vetmuar”, tha Lui Cheung, 17 vjeç, i cili e kishte vendosur një shall për ta mbuluar fytyrën dhe në dorë mbante një gur të vogël.
“Qeveria nuk na ka kthyer përgjigje, prandaj ne do të vazhdojmë të vijmë”, tha një protestues tjetër që ndodhej në stacionin e metros, ku policia i kishte arrestuar dhjetëra njerëz.
Brenda aeroportit shiheshin udhëtarë të hutuar, të cilët grindeshin me punëtorët e sigurimit dhe ua tregonin atyre biletat që i mbanin në dorë, shkruan “The Guardian”, transmeton gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














