Lajme
Protestuesit natën e kaluan në tenda, sot vazhduan protestën
Protestuesit e PD-së po kërkojnë rënien e Qeverisë Rama edhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira, pasi që siç pretendon PD, qeverisja aktuale është duke ia mbytur perspektivën Shqipërisë
Qindra simpatizant të Partisë Demokratike të Shqipërisë, e kanë kaluar natën tenda, për të vazhduar protestën e djeshme kundër Qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit po kërkojnë rënien e kësaj qeveri edhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira, pasi që siç pretendon PD, qeverisja aktuale është duke ia mbytur perspektivën Shqipërisë.
Mes protestuesve, ka qëndruar edhe bashkëshortja e Lulzim Bashës liderit opozitar, bashkë me deputetët e kësaj force politike. Ndërsa vëmendje tërhoqi dhe prania e kampionit të mundjes, Elis Guri. Ndërsa vetë Basha ka qëndruar deri në mëngjes duke i takuar një nga një protestuesit në tenda.
“Kur ndodhesh para një force dhe energjie të tillë, pak rëndësi ka sa mirë apo sa dobët e ke planifikuar. Realisht masat nga shtabi i protestës ishin marrë, por ajo që i ka dhënë energji dhe zemër protestës janë vet njerëzit”, është shprehur Basha, sipas të cilit, protesta do të vazhdojë “derisa t’i jepet fund asaj që e quajti “demokraci fasadë”.
“Kemi një demokraci fasadë, ku shkelen përditë të drejtat e qytetarëve; kemi parlament fasadë, që nuk përfaqëson as socialistë e as demokratë; kemi shëndetësi fasadë; bujqësi fasadë; ekonomi fasadë…”, tha Basha, sipas të cilit, “karvani që ecën përpara e nuk dëgjon qentë që lehin e ka çuar Shqipërinë në greminë”.
Ndryshe, një ditë më parë, qindra mijëra mbështetës të PD-së protestuan duke kërkuar zgjedhje të lira.
“Sot marrim vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve. Ose do të bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë! Rrugë të mesme nuk ka! Rrugë tjetër nuk ka! Zgjedhje për fasadë, zgjedhje të njollosura, nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje të standardeve të krimit nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë”, tha Basha.
Kreu i demokratëve shtoi se kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe “tani që u ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’u vjedhë edhe zgjedhjet”.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç









