Kosova
Protestojnë nxënësit në Kosovë, kërkojnë cilësi në arsim
Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka organizuar sot protestën “S’po shkohet në shkollë”, në 29 qytete të vendit, përcjell albinfo.ch.
Ata po protestojnë për cilësinë e arsimit, teksteve mësimore, sjelljet e profesorëve dhe infrastrukturën e institucioneve shkollore me të cilat përballen çdo ditë.
Në marshin e organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), që u udhëhoq nga motoja kryesore “S’po shkohet në shkollë”, u mbajtën edhe pankarta me ankesa për mungesë të mirëqenies nëpër shkolla, për librat e vjetruar dhe për mosbarazinë.
“Nuk kemi dritë, ajër të mjaftueshëm’, s’kemi siguri në klasë, oborr dhe rrugë. Në shkollë s’kemi as psikologë, as shkallë emergjente, as kuti të emergjencës, s’kemi kabinete për praktikë, as salla të edukatës fizike. Në vend të krejt këtyre kemi substanca narkotike dhe duhan. S’po shkohet në shkollë. Në shkollë s’kemi as libra, hala mësojmë përmes diktimit edhe skriptës, s’po shkohet në shkollë se ato libra që janë kanë gabime dhe janë të vjetra. Librat diskriminojnë gratë dhe kategori të tjera të margjinalizuara. S’po shkohet në shkollë, se shkolla është e mërzitshme”, u tha në një fjalim të nxënësve para Teatrit Kombëtar.
Nxënësit kërkuan zbatim të ligjeve, siguri në arsim, mbrojtje, mirëqenie dhe barazi, derisa thanë se shkolla po iu ngjan me sistem diktature, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












