Lajme
Protestë në Serbi, kundër vendimit të Hagës për Karaxhiqin
“Serbët nuk do të pranojnë këtë lloj drejtësie. Kjo drejtësi është kundër serbëve dhe nuk do të pranohet kurrë prej tyre”, tha Sheshel para protestuesve në Beograd
Dënimi prej 40 vjetësh burg, për ish liderin serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, Radovan Karaxhiq, është pritur me protesta në Serbi, duke e cilësuar vendimin Gjykatës së Hagës si jo të drejt. I akuzuar për krime lufte, gjenocid, vrasje e shfarosje, Karaxhiq është përgjegjës edhe për masakrën e Srebrenicës, ajo që konsiderohet si ‘turpi i Evropës”
Kundër shqiptimit të dënimit, kanë dalë mbështetësit e partive nacionaliste të akuzuarit tjetër për krime lufte, Vojisllav Sheshel. Ky i fundit bëri thirrje për protesta, por pa dhunë. Në protestën e thërritur nga radikalët u pa një pjesëmarrje masive. Udhëheqësi e cilësoi burgosjen e Karaxhiqit si dënim kundër popullit serb.
“Serbët nuk do të pranojnë këtë lloj drejtësie. Kjo drejtësi është kundër serbëve dhe nuk do të pranohet kurrë prej tyre”, tha Sheshel, citon TCH.
Haga dënoi me 40 vjet burg Radovan Karaxhiç, ndaj të cilit rëndonin akuza të shumëfishta. Në leximin e vendimit, gjykatësit e kanë shpallur Karaxhiqin fajtor për akuzën e gjenocidit për masakrën e Srebrenicës, krime kundër njerëzimit në zona të ndryshme të Bosnjës, shfarosje, shkelje të rregullave të luftës, etj.
Nesër, në një mbledhje të jashtëzakonshme do të mblidhet edhe Qeveria e Serbisë e drejtuar nga kryeministri Aleksandër Vuiçiq. Tema e vetme do të jetë vendimi i Tribunalit Penal të Hagës për Radovan Karaxhiqin.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












