Lajme

Protestë kundër vrasjes së dy të rinjëve shqiptarë në Gostivar

Vrasja e djeshme të dy të rinjve shqiptarë nga një polic maqedonas, ka indinjuar popullin shqiptarë në Gostivar e më gjerë. Për të dënuar këtë vrasje nesër do të mbahet marsh protestues.

Organizatorët kanë informuar se marshi protestues i 1 marsit do të jenë një formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe indinjatës kundër vrasjes makabre.

Sipas organizatorëve marshi do të nis nga vendi ku është kryer krimi, pranë Gjykatës së Gostivarit dhe do të përfundojë para stacionit të policisë.

Organizatorët e marshit, gjithashtu kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në ceremoninë e varrimit të dy rinjve në Gostivar.

“Pjesëmarrja duhet të jetë sa më masive, dinjitoze dhe paqësore ”, thuhet në komunikatën e organizatorëve, raportojnë mediat maqedone.

39 vjeçari, Jakim Trifunovski, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça ka vrarë dje dy të rinjtë, Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi, 26 vjeç, pas një zënke për parkim në lagjen ku po jetonin.