Protestë kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi
Protesta është paralajmëruar për javën e ardhshme para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë
Më 28 dhjetor, Organizata e Veteranëve të Luftës së ish UÇPMB-së, në bashkëpunim me Shoqatën “Vatra” kanë paralajmëruar një protestë para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë për të kundërshtuar ekstradimin e Shemsi Nuhiut nga Zvicra në Serbi.
„Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestën që do të mbahet më datë 28.12.2011, e mërkurë në ora 13.00, para ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, në mbështetje të ish-ushtarit të UÇPMB-së“, thuhet në një njoftim të këtyre organizatave, transmetojnë mediet në Preshevë.
Ditë më parë edhe komiteti kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në duart e organeve serbe, ua ka dorëzuar peticionin autoriteteve zvicerane pëkatësisht Ministrisë së Drejtësisë në Bernë.
Peticioni është nënshkruar nga 5152 persona, shqiptarë dhe të tjerë, në Zvicër, të cilët kundërshtojnë ekstradimin e tij në Serbi.
Për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Shemsi Nuhiut ka vendosur Gjykata Penale Federale në Bellinzona të Zvicrës.
Por kjo nuk është instanca e fundit e gjyqësisë në Zvicër. Avokatët e Shemsi Nuhiut kanë parashtruar ankesë kundër këtij vendimi, me të cilin pas disa muajve do të merret edhe Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është instanca më e lartë e gjyqësisë zvicerane.
Më 14 prill autoritetet zvicerane kanë arrestuar shtetasin e Kosovës Shemsi Nuhiun me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe me qëndrim të rregullt në Vevey, kantoni Vaud.
Arrestimi i tij është bërë duke u bazuar në një aktakuzë të autoriteteve të Serbisë dhe ajo e ngarkon atë për krime lufte, të kryera, sipas saj, në Kosovë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










