Lajme
Protestat në Shkup eskalojnë në dhunë
Vendimi i presidentit Ivanov për amnestimin e funksionarëve politikë nga përgjegjësia penale ka shkaktuar protesta që kanë përshkallëzuar në dhunë
Protestuesit kanë thyer dritaret e zyrës së kryetarit të shtetit Ivanov, zyrës së Ministrisë së Drejtësisë, Parlamentit dhe kanë gjuajtur qeverinë e Maqedonisë.
Policia ka provuar të ndalojë protestuesit, por pa sukses, pasi ata kanë thyer disa herë kordonin e policisë.
Protestat u organizuan nga 85 OJQ, të cilët bërtasin ”Pa drejtësi, s’ka qetësi”.
Ministria e Punëve të Brendshme thotë se janë arrestuar 12 persona dhe është lënduar 1 polic, shkruan telegrafi.com
Më herë mijëra qytetarë të cilët dogjën fotografitë e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov para zyrës së tij për lidhje me qytetarët në qendër të Shkupit e kishin shpërthyer kordonin policor dhe kishin mësyrë drejt Parlamentit.
Atje ata hasën në një kordon tjetër policësh.
Qendra e Shkupit vlonte nga policët, të cilët ishin nxjerrë për të parandaluar përballjen direkte të protestuesve dhe kundërprotestuesve të organizuar nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri