Shkurt.ch
Protestat me maska nuk ndalohen në nivel nacional
Aktualisht në disa kantone janë në fuqi ndalesat për mbulim ose maskim por është shumë e vështirë që ato të zbatohen
Në Zvicër edhe në të ardhmen, në nivel nacional, nuk do të jetë e ndaluar që persona me fytyrë të mbuluar të marrin pjesë në tubime publike me fytyrë të mbuluar. Kështu ka vendosur sot me shumicë votash (110 me 64) Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, duke hedhur poshtë një mocion të bërë nga SVP/UDC.
Çështja e sigurisë është kompetencë e kantoneve dhe e qyteteve, kështu që pushteti qendror nuk dëshiron që të ngatërrohet në të. Ky është qëndrimi i shumicës së deputetëve që votuan të enjten. Një qëndrim të tillë e mbrojtën, me shumicë dërmuese votash (27:3) edhe deputetët e Dhomës së Kantoneve. Megjithatë aktualisht në disa kantone janë në fuqi ndalesat për mbulim ose maskim por është shumë e vështirë që ato të zbatohen.
Problemi i personave të maskuar që marrin pjesë në manifestime publike është aktualizuar sidomos javën që kaloi, kur në një manifestim në Bernë, të thirrur në Facebook, morën pjesë mijëra veta. Një pjesë më agresive e manifestuesve, me fytyra të mbuluara me maska shkaktuan dhunë me ç`rast pati ndërhyrje të policisë dhe përleshje midis dy palëve.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














