Lajme
Protesta të reja në Beograd dhe Novi Sad
Në Beograd dhe Novi Sad të Serbisë, në mbrëmjen e sotme, sërish janë organizuar protesta.
Pas orës 19:00 qytetarët filluan të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, pavarësisht faktit se në fuqi është masa e ndalimit të tubimeve të më shumë se 10 personave, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
E njëjta masë është në fuqi edhe në Novi Sad.
Protesta në Novi Sad filloi menjëherë pas orës 18. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit mbartën një pankartë me mbishkrimin “Kushdo që të rrah me një shkop, ti i jep një revolucion”.
Disa qindra qytetarë u mblodhën gjithashtu në qendër të Nishit, një qytet në jug të Serbisë.
Arsyeja e protestës së parë, të mbajtur të martën, më 7 korrik, ishte njoftimi për shtrëngimin e masave epidemiologjike, siç është vendosja e orës policore.
Qytetarët tani thonë se kanë pakënaqësi për sjelljen e shtetit gjatë epidemisë së koronavirusit dhe politikën e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet. Ata po protestojnë edhe për shkak të reagimit të policisë ndaj protestave të mëparshme.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin në rrugë dhe të mos mblidhen, për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavisurit./Rel
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














