Lajme
Protesta për zgjedhje të lira në Moskë
Me mijëra rusë kanë protestuar në qendër të Moskës për të kërkuar zgjedhje të lira për bashkinë e kryeqytetit, duke sfiduar kështu urdhrin e policisë, e cila jo vetëm i ka ndaluar manifestimet, por protestat e mëparshme i ka shtypur me forcë dhe me dhjetëra arrestime.
Demonstratat, të cilat kanë vazhduar javë pas jave, janë kthyer në më të gjatat që janë zhvilluar në Rusi, që nga ato të viteve 2011 e 2013, kur me mijëra qytetarë dolën në shesh dhe akuzuan për vjedhje të votimeve.
Protestuesit kanë kërkuar që kandidatët e opozitës të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje. 30 prej tyre, që kryesisht kandidojnë si të pavarur, janë hequr nga lista nga komisioni qendror i zgjedhjeve, të cilat thanë se ishin regjistruar me firma të falsifikuara.
Bashkia e Moskës dhe këshilli bashkiak mbizotërohet nga mbështetësit e Putinit. Kremlini nuk ka reaguar, duke i konsideruar protestat si të vogla e të parëndësishme, edhe pse kanë arrestuar shumë aktivistë, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













